Përplasi për vdekje 55-vjecarin, shpallet në kërkim 29-vjeçari

Përplasi për vdekje 55-vjecarin, shpallet në kërkim 29-vjeçari

Përplasi me automjet një 55-vjeçar dhe u largua nga vendi i aksidentit, pas ndjekjes intensive dhe kontrolleve nga Policia, identifikohet dhe shpallet në kërkim drejtuesi i automjetit, shtetasi D. J., 29 vjeç.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor pas kontrolleve intensive të bëra dhe vëzhgimit të kamerave në zonën ku ndodhi aksidenti kanë bërë të mundur identifikimin e automjetit dhe drejtuesit të tij, i cili  u largua nga vendi i aksidentit. Rreth orës 18:45, në fshatin Mëmëlisht, ky shtetas, me automjetin që drejtonte, përplasi shtetasin I. M., 55 vjeç, këmbësor, i cila si pasojë e plagëve të marra, ndërroi jetë.

Vijon puna për kapjen e 29-vjeçarit. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente