Përfundon takimi Rusi-SHBA, Lavrov: Trupat e huaja në Ukrainë janë vija jonë e kuqe

Përfundon takimi Rusi-SHBA, Lavrov: Trupat e huaja në Ukrainë janë vija jonë e kuqe

Bota E Martë, 18 Shkurt 2025 17:39
Prania e forcave ushtarake perëndimore në Ukrainë është një vijë e kuqe për Moskën. Kështu është shprehur Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov në përfundim të takimit të nivelit të lartë me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Marco Rubio në Arabinë Saudite.
Gjithashtu afrimi i Ukrainës me Aleancën e Atlantikut të veriut është një nga gabimet më të mëdha të perëndimit. “Ne shpjeguam se vendosja e forcave të armatosura nga të njëjtat vende të NATO-s, por nën flamur të rremë, nën flamurin e Bashkimit Evropian apo nën flamujt kombëtarë, nuk ndryshon asgjë në këtë drejtim. Sigurisht që kjo është e papranueshme për ne. Ne u shpjeguam bashkëbiseduesve tanë se kemi vërejtur me shumë kujdes se Presidenti Trump në disa raste ka qenë i pari nga të gjithë liderët perëndimorë që tha se tërheqja e Ukrainës në NATO ishte një nga arsyet kryesore të asaj që po ndodh, ishte një nga gabimet më të mëdha të Bidenit dhe administratës së tij. Ne u shpjeguam kolegëve tanë atë që Presidenti (Vladimir) Putin ka theksuar vazhdimisht: se zgjerimi i NATO-s, afrimi i Ukrainës në drejtim të NATO-s, është një kërcënim i drejtpërdrejtë për interesat e Federatës Ruse, një kërcënim i drejtpërdrejtë për sovranitetin tonë”, tha ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov.

Nga ana e tij, Sekretari Amerikan i Shtetit Marco Rubio njoftoi edhe domodoshmërinë e pjesëmarrjes së vendeve të BE në këtë proces. “Unë do t’ju thoja se për t’i dhënë fund çdo konflikti, duhet të bëhen lëshime nga të gjitha palët. Ne nuk do të paracaktojmë se cilat janë ato. Ne sigurisht nuk do ta negociojmë këtë sot apo në një konferencë shtypi. Bashkimi Evropian do të duhet të jetë në tryezë në një moment, sepse ata gjithashtu kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë, por mendoj se çështja këtu është se qëllimi për të cilën në ramë dakord”, tha Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio.
Këshilltari për sigurinë kombëtare, Mike Waltz, i cili po udhëton me Rubion, tha se zgjidhja e konfliktit duhet të jetë “e përhershme dhe, ndryshe nga e kaluara, jo e kufizuar në kohë”. Pjesë e bisedimeve do të jenë edhe çështjet territoriale dhe garancitë e sigurisë. Në Riad, Rusia dhe SHBA negociuan luftën në Ukrainë. Përfaqësuesit rusë me sa duket nuk bënë asnjë lëshim në takimin e parë mes diplomatëve të lartë nga të dy vendet që nga pushtimi rus. Sidoqoftë, delegacioni i Kremlinit ishte në gjendje të festonte një sukses të rëndësishëm, citojnë mediat gjermane dhe ajo është vendosja e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente