“Pasaporta” e regjisorit Eduart Grishaj në tempullin shkodran të filmit, në Kinema “Republika”

“Pasaporta” e regjisorit Eduart Grishaj në tempullin shkodran të filmit, në Kinema “Republika”

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, në këtë periudhë dinamike pune dhe angazhimesh, ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit e tij një moment të rëndësishëm për jetën kulturore të qytetit: rikthimin në identitet dhe lavdinë e dikurshme të një prej simboleve të artit dhe kinematografisë shkodrane, Kinema “Republika”. Ky institucion i rilindur tashmë është shndërruar në një qendër të rëndësishme kulturore dhe një destinacion të preferuar për artdashësit dhe kinemanë.

Këtë javë, tempulli i ri i kinematografisë priti premierën e filmit “Pasaporta” të regjisorit Eduart Grishaj, një prodhim kinematografik që ka ngjallur interes të madh tek publiku. Vetëm gjatë këtyre ditëve, mbi 2800 spektatorë kanë zgjedhur Kinema “Republika” për të përjetuar magjinë e filmit, duke dëshmuar suksesin dhe ndikimin që ky institucion ka në jetën artistike të qytetit.
“Ky sezon i sapo nisur premton shumë surpriza për adhuruesit e kinemasë. Rikthimi i këtij institucioni ka qenë një projekt ambicioz, dhe tashmë është bërë një realitet që po e shijojnë qytetarët. Filmi ‘Pasaporta’ do të shfaqet edhe nesër në tri orare në Kinema ‘Republika’”, shkruan kryebashkiaku Beci në postimin e tij, duke inkurajuar të gjithë artdashësit që të mos e humbin këtë mundësi unike për të parë një film shqiptar me vlera të veçanta artistike.
Albert Vataj
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente