Parlamenti pranon dorëheqjen e kryeministrit, vendi shkon në zgjedhje

Parlamenti pranon dorëheqjen e kryeministrit, vendi shkon në zgjedhje

Bota E Mërkurë, 19 Mars 2025 17:48
Parlamenti i Serbisë pranoi zyrtarisht dorëheqjen e kryeministrit Milosh Vuçeviç. Duke nisur një afat 30-ditor për formimin e një qeverie të re ose shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme.
Vuçeviç aleat i presidentit Vuçiç, dha dorëheqjen më 28 janar pas protestave që shpërthyen pas shembjes së një tende në një stacion treni në Novi Sad në nëntor, ku humbën jetën 15 persona.

Vuçiç duhet të propozojë një kryeministër të ri deri më 18 prill. Nëse ai nuk e bën këtë, zgjedhjet do të mbahen brenda 45 deri në 60 ditë. Opozita kundërshton zgjedhjet e parakohshme dhe kërkon një qeveri të përkohshme pa SNS, por Vuçiç e ka refuzuar këtë opsion.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente