
”Paketa e Maleve”, ministri Mazniku: Shpërndarje e turizmit në territor, nga bregdeti në zonat malore
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku thotë pr/ligji për “Paketën e maleve”, zgjidh një problem shumë të rëndësishëm në raport me zhvillimin e turizmit në Shqipëri.
Duke marrë fjalën në seancën e Kuvendit, Mazniku tha se turizmi në vendin tonë është motori kryesor i zhvillimit ekonomik. Ai solli në vëmendje se në 2013 Shqipëria numëronte 1 milion turistë ndërsa vitin e fundit janë 12 milionë turistë që kanë vizituar vendin tonë. Mazniku shpjegoi se zhvillimi i turizmit ka treguar përmirësim ekonomik të bashkive.
”Në vitin e fundit turistët kanë shpenzuar në Shqipëri rreth 5 miliardë euro, ose 17 % të PBB dhe nga kjo shumë 1.7 miliardë euro ose 35% kanë shkuar në hoteleri. 1,5 miliardë euro të ardhurave nga turizmi kanë shkuar për restorantet. Aty ku kanë përfituar kamarierët stafet e restoranteve, pagat e të cilëve janë rritur.
1 miliardë ose 20% e parave të turistëve që kanë shpenzuar në Shqipëri kanë shkuar për bujqësinë dhe 750 milionë të tjera në transport. Himara i ka pasur të ardhurat e veta për frymë 71 mijë lekë për banor, më të larta se Tirana dhe Vlora. Ndërsa bashkitë si Mati i ka pasur 5 mijë lekë të ardhurat për frymë apo Fushë- Arrëzi 4 mijë lekë për frymë, 5 herë më pak se Himara. Puka 4 mijë lekë për frymë 6 herë më pak Himara”,-tha Mazniku.
Burimi