”Nuk jam në spital psikiatrik”, Egli Tako thyen heshtjen: Gjesti më dha ndjenja, por donte lojë

”Nuk jam në spital psikiatrik”, Egli Tako thyen heshtjen: Gjesti më dha ndjenja, por donte lojë

Showbiz E Enjte, 13 Mars 2025 17:46
Ajo është personazhi më i komentuar. Egli Tako ka thyer heshtjen përmes një shkrimi të gjatë. E para vërteton që nuk është në një dhomë në Big Brother, dhe e dyta, tregon çfarë përjetoi dhe pse iku nga gara. Egli shkruan se mediatikisht nuk është dhënë versioni që Gjesti i dha ndjenja, puthje dhe një raport. Për të Gjesti arriti në pikën që donte të ishte ai, ose ajo në atë shtëpi.
Pjesë nga reagimi i Eglit

Fatkeqësia e narrativës së historisë sonë (nëse më lejoni ta quaj ashtu) mediatikisht mendoj se ishte fakti që nuk iu dha zë, të paktën mjaftueshëm pamjeve ku edhe mua më citoheshin fjalime, qasje romantike dhe konfirmime se një ndjenjë kishte lindur, se kishte një vlerësim, tërheqje dhe pëlqim, se shihej një perspektivë deri tek ajo e gruas në të ardhmen, se nuk mund të qëndronte dot larg meje dhe sa e sa të tjera, sikurse vetëm një partner ose dikush në këtë tentativë mund t’i drejtohet.
Puthje, ledhatime, përqafime, prekje të ëmbla dhe çdo lloj kontakti, qofte edhe nëpërmjet syve, sikurse një njeri i përfshirë në ndjenja bën, dhe që kanë një peshë të madhe përpara dikujt që ndjen për ty të japin shpresë!
U shqetësova dhe kujdesa më shumë për dikë tjetër dhe emrin e tij aty brenda, sesa për veten, sepse kështu jam unë kur e dua dikë. Ose më saktë, kështu kam qenë, dhe shpresoj shumë të kem marrë një mësim këtë herë, sepse askush nuk duhet të vihet para vetes. Në fund, lëndohesh ti dhe vetëm ti.
Si një njeri që bën shumë për të tjerët, deri në vetë-mohim, tërheq narcisizmin drejt meje; dhe e kundërta jote tërheq. S’është hera e parë që më ndodh kjo, ndaj dhe jam shprehur se disa tipare më kujtojnë dikë nga e kaluara ime, pa pasur dëshirë të jap më shumë detaje, sepse, siç kam thënë, dua të flas për të mirat dhe të keqijat t’i mbaj për veten time.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente