
Një foto, shënjim në kujtesën e historisë ngadhënjimtare të ringjadhjes së besimit dhe shpresës
Në foto, nga e majta në të djathtë; Baba Selimi, Nënë Tereza dhe Bajram Plashniku, në ceremoninë e rihapjes së Qendrës Myslimane Bektashiane në Tiranë në prill të vitit 1991
Albert Vataj
Në foto, nga e majta në të djathtë; Baba Selimi, Nënë Tereza dhe Bajram Plashniku, në ceremoninë e rihapjes së Qendrës Myslimane Bektashiane në Tiranë në prill të vitit 1991. Telegrafisht, me këtë shpjegim e ka publikuar, @albanianvintagephotography, foton.Prilli i vitit 1991 ishte një periudhë kur Shqipëria po dilte nga errësira e izolimit dhe persekutimit fetar. Regjimi komunist i kishte ndaluar dhe mbyllur të gjitha institucionet fetare në vitin 1967, duke shpallur Shqipërinë si vendin e parë ateist në botë.Me rënien e regjimit, liria fetare filloi të rikthehej dhe kjo ceremoni e rihapjes së Qendrës Myslimane Bektashiane në Tiranë shënonte një hap të rëndësishëm në këtë drejtim.Prania e Nënë Terezës, një figurë që bota e kishte pranuar dhe nderuar për shërbimin e saj ndaj më të varfërve, ishte një mesazh i fortë i pajtimit, i humanizmit dhe i forcës së shpirtit shqiptar.Në këtë fotografi, ajo përcillet përmes një bashkëbisedimi të thellë, duke ndarë mendime dhe ndoshta duke inkurajuar qëndrueshmërinë dhe bashkëjetesën mes besimeve.Rëndësia simbolike e kësaj fotoje reflekton ringjalljen, rikthimin e lirisë fetare pas dekadave të ndalimit dhe persekutimit brutal, me të cilin regjimi diktatorial ndaloi besimin, tentoi të vriste shpresën e mëkuar nga përulja dhe përkushtimi.Kjo foto është gjithashtu shprehje e bashkëjetesës së harmonishme fetare e shqiptarëve, e cila ka qenë një nga karakteristikat më të spikatura dhe më unike në traditën botërore të besimit, të identitetit tonë kombëtar.Prania e një përsonaliteti të këtyre përmasave, si Nënë Tereza, në procesin e ringritjes shpirtërore dhe morale të shoqërisë shqiptare pas ndalimit komunist, ishte një ogur i mirë dhe gurë i madh në themelet e ringritjes së altarit të faljes dhe lutjes.Kjo foto e 34 viteve të shkuara, nuk është thjesht një kujtim i së kaluarës, por edhe një reflektim mbi fuqinë e shpresës, dialogut dhe humanizmit në një kohë ndryshimesh të mëdha për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Burimi