
Nis mbledhja e PS, Rama mbërrin në seli krah Ulsi Manjës. Takim me drejtuesit politikë
👁451
Edi Rama ka mbërritur në selinë e PS, ku do të takohet me drejtuesit politikë të qarqeve. Rama do t’i japë dorën e fundit listave me emrat për ekipin garues të PS më 11 maj.
Në seli u fut i shoqëruar nga ministri Ulsi Manja, njëherazi edhe drejtuesi politik për Lezhën.
Rama do të takohet edhe me shefin për diasporën, Taulant Ballën ku do të flitet për emrat favoritë nga diaspora.
Në 19:00 mblidhet Kryesia e PS, ku do të zyrtarizohen emrat 186 kandidatëve për deputetë që duhet të dorëzohen në KQZ para mesnatës.
Burimi