Ministri Hoxha miraton VKM-në për kompensimin e punonjësve të Policisë në transferim: Paga, transport dhe strehim

Ministri Hoxha miraton VKM-në për kompensimin e punonjësve të Policisë në transferim: Paga, transport dhe strehim

Nga Ervin Hoxha, Ministër i Brendshëm:
MIRATOHET VKM “PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE DHE PROCEDURAVE TË KOMPENSIMIT PËR KUFIZIMET QË I KRIJOHEN PUNONJËSIT TË POLICISË PËR LARGËSINË NGA VENDBANIMI, SIPAS KOSTOS SË TRANSPORTIT PUBLIK DHE PAGA PËR PAPUNËSINË E BASHKËSHORTIT, TË SHKAKTUAR NGA LARGËSIA E VENDBANIMIT, SI DHE KRITERET DHE MASA E PËRFITIMIT TË PAGESËS SË QIRASË PËR STREHIM”.

Vendimi i miratuar në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, në zbatim të ligjit “Për Policinë e Shtetit”, rregullon situatën ligjore për kompensim të drejtë dhe të qartë për punonjësit e Policisë, që detyrohen të punojnë jashtë vendbanimit të tyre, duke përmirësuar ndjeshëm stabilitetin financiar të familjeve të tyre, pasi punonjësit e Policia e Shtetit shpeshherë përballen me shpenzime të konsiderueshme për transport, veçanërisht në rastet kur transferohen në zona të largëta.
Transferimi i punonjësve në zona të reja shkakton humbjen e vendeve të punës për bashkëshortët/et e tyre, duke krijuar vështirësi financiare dhe sociale për familjen, e në këtë vendim janë përcaktuar kriteret dhe procedurat lidhur me bashkëshortët, veçanërisht kompensimi për papunësinë dhe përfshirja e periudhës pa punë në vjetërsinë për pension.
Kjo ndihmon në ruajtjen e qëndrueshmërisë sociale dhe ekonomike të familjes. Në të, gjithashtu garantohen kushte më të mira për strehimin e punonjësve të Policisë, të cilët janë të transferuar jashtë vendbanimit të tyre të përhershëm, duke siguruar që ata të kenë mundësi për të mbuluar shpenzimet e qirasë për strehim. Kjo kontribuon në përmirësimin e kushteve të jetesës dhe lehtësimin e pasigurisë që mund të kenë ata dhe familjet e tyre.
Objektivat janë:✅️ të rregullojë kriteret dhe procedurat për përfitimin e pagesës për kompensim udhëtimi për punonjësit e Policisë së Shtetit;✅️ të përcaktojë kompensime për bashkëshortët e punonjësve të Policisë së Shtetit, të cilët humbasin vendin e punës për shkak të transferimeve dhe qëndrimit në zona të largëta;✅️ të detajojë kriteret e nevojshme për përfitimin e pagesave, duke përfshirë dokumentacionin e kërkuar dhe procedurat për aplikim;✅️ të krijojë një mekanizëm bashkëpunimi me zyrat rajonale të punësimit, për të siguruar trajtim me përparësi për bashkëshortët e punonjësve në rastet e hapjes së vendeve të lira pune;✅️ të minimizojë ndikimet financiare dhe sociale që vijnë nga transferimet e punonjësve të Policisë së Shtetit, duke mbrojtur mirëqenien ekonomike të familjeve të tyre dhe duke garantuar kushte të qëndrueshme për jetesë dhe punë;✅️ të përcaktojë kritere dhe masa për kompensimin e qirasë së banesës për punonjësit e policisë që transferohen apo emërohen jashtë vendbanimit të tyre të përhershëm;
Akti do të garantojë përmirësimin e cilësisë dhe ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e efikasitetit të shërbimeve publike në fushën e sigurisë dhe rendit, në luftën kundër krimit të organizuar, duke rritur kështu besimin publik.
Burimi