Ministri Brendshëm Ervin Hoxha, njeriu që votohet edhe nga demokratët

Ministri Brendshëm Ervin Hoxha, njeriu që votohet edhe nga demokratët

Në listën e Tiranës është edhe ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha. Një politikan i ri që nuk ka barrë akuzash mbi supe, që provon së pari herë të marrë vota direkte nga populli në qarkun e Tiranës, pa ndihmë dhe pa asnjë support siç janë mësuar politikanët e kahershëm. Ai ka vetëm emrin e tij, punën dhe një mbiemër që tërheq shumëkënd.
Në një komunikim në facebook, një militant demokrat ka shkruar te Edi Rama:”Djalë me shumë edukatë Ervini, ministri i rendit!

E pyeti Rama nëse është nipi Enver Hoxhes ose jo dhe ai me shumë klasë i thotë që me shumë jam i Musine Kokalarit se i atij, por me pëlqeu se i tha i falet doktorit por dhe se kam qenë pjesë e administratës së tijë, pra tregoj karakter .Thonë pastaj pse PD nuk merr pushtet, po si mund te marresh pushtet kur largon njerëzit me vlera dhe merresh me plehra”.
Në fakt Ervin Hoxha ka punuar në poste të ndryshme të administratës shtetrore, paçka kush ishte kryeministër. Dhe ka ecur në jetë falë përkushtimit të tij profesional dhe integritetit personal. Ndaj demokrati që thotë fragmentin e mësipërm tregon se doktori ndaj humb, se largon njerëzit e punës.
Edhe Benet Beci, drejtor i Fondit Shqiptar të Zhvillimit ka qenë fillimisht në kohën e Berishës, por e pa se ajo parti nuk rritet e nuk është për të ardhmen, ndaj iku me Edi Ramën.
Dhe për herë të parë fitoi Shkodrën, PS-ja! Prej kryeministrit, por edhe prej Benet Becit.
Ndaj duket se në Tiranë Ervin Hoxha fiton votat prej atyre që thamë më sipër, thjeshtësisë dhe korretësisë.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente