
Marta Kos me Ramën: Do të ngjis majën e Korabit kur të mbyllen negociatat me Shqipërinë
Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ka vizituar Tiranën ku i dhuroi kryeministrit Edi Rama dy fanella si simbol të angazhimit të përbashkët për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Njëra fanellë ishte e emërtuar “Skuadra Europë”, ndërsa tjetra ishte një fanellë e ekipit të njohur italian, Juventus.
“Ne kemi parë edhe kampionatin Europian të futbollit, e kam mësuar se sa të shpejtë jeni ju. Dhe Nedim Bajrami bëri golin në sekondën e 23-të. Tani dua të shoh se sa të shpejtë jeni për anëtarësimin në BE. Edhe futbolli luan një rol të rëndësishëm në anëtarësimin e Shqipërisë në BE. E kam parë se sa pasionant jeni dhe ju kryeministër për basketbollin. Kështu që dua të të jap këtë dhuratë, është një fanellë basketbolli që ju të bëheni pjesë e ekipit europian. Ai është numri im, numri 11. Unë baskebtoll nuk luaj dot, por do të ngjitem në majën më të lartë të Shqipërisë, në malin e Korabit, kur të mbyllen negociatat. Do të doja të vinit me mua”, tha Marta Kos në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Rama.
Burimi