”Listat i kanë bërë me baxhanak e vajza tezesh”, Prençi: Politika dy polare instalon regjime

”Listat i kanë bërë me baxhanak e vajza tezesh”, Prençi: Politika dy polare instalon regjime

Shemsi Prençi nga Demokratët Euroatlantikë i ftuar në emisionin ”Ora e Betit”, tha se politikat dy polare në Shqipëri instalojnë regjime.
”Më pëlqejnë sfidat. Unë kam qenë njeri që nuk kam bërë kompromis me krimin në profesionin tim si drejtues policie. Në aspekin politik mua nuk më pëlqen Shqipëria dy polare. Kur një herë rrëzohet Berisha e vjen Rama dhe pastaj të rrëzohet Rama e të vijë Berisha.

I përgëzoj të gjithë ata që kanë marrë iniciativat për të krijuar forca të reja politike. Për ta pamundësuar politikën dy polare në Shqipëri se politika dy polare një herë njëra e një herë tjetra instalojnë regjime. Jam i vetmi drejtues i lartë i policisë që kam dhënë dorëheqje dy herë.
Pashë që tendencat e përfaqësimit në politikë të komuniteteve janë të zbehta. Listat i kanë bërë me baxhanak e vajza tezesh, me miq shpie. Dhe unë mendova të futem në një parti të vogël”.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente