Listat e kryetarëve dhe emrat mbushës, sa mandate përcakton vota e popullit?

Listat e kryetarëve dhe emrat mbushës, sa mandate përcakton vota e popullit?

Referuar mënyrës se si kryetarët e partive kanë përzgjedhur kandidatët në listat e bëra publike dhe të regjistruara pranë KQZ, këto zgjedhje kanë hapur kutinë e Pandorës edhe për vetë jetën e brendshme dhe konfigurimin e partive kryesore. Reforma zgjedhore e ndërmarrë një vit më parë, duket se nuk prodhoi dot as kandidatë të pavarur nga vullneti i liderit të partisë, as lista të hapura të plota.
Partia Socialiste duket se do të rithemelojë thuajse 2/3 e grupit të saj parlamentar. Vec drejtuesve politikë, disa figura të vjetra I ka hedhur në betejën e listave të hapura. Krejt të kundërtën ka bërë lideri i partisë demokratike Sali Berisha duke fiksuar në listat e mbyllura veç njerëzit e besuar, një përpjekje për të mbajtur rreth vetes partinë, cilido qoftë rezultati.

Me një popullsi prej vetëm 2.4 milionë banorë rezidentë, politika në vendin tonë është shndërruar në sportin më popullor. Shqiptarët nuk i kanë fshehur asnjëherë ambiciet për tu marrë masivisht me politikë. Kjo dëshmohet edhe nga numri i ekzagjeruar i partive politike apo kandidatëve që kanë shënuar emrat në fletët e votimit për këto zgjedhje parlamentare. Pavarësisht se shumica janë të ndërgjegjshëm që janë aty vetëm si mbushës listash pasi nuk kanë asnjë shans fitoreje.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente