Linda Rama në homazhet për babanë e Hashim Thaçit: Ditë e trishtuar! Familjes suaj i mungojnë dy burra

Linda Rama në homazhet për babanë e Hashim Thaçit: Ditë e trishtuar! Familjes suaj i mungojnë dy burra

Bashkëshortja e kryeministrit të Shqipërisë, Linda Rama, ka marrë pjesë në homazhet për babanë e Hashim Thaçit, Haxhi Thaçi. Linda Rama i ka shprehur ngushëllimet familjes Thaçi dhe tha se e kupton mirë dhimbjen e një nëne që ka një djalë në politikë, duke e krahasuar me përvojën e saj pranë nënës së Edi Ramës.
“Erdha këtu për t’i dhënë lamtumiren bacës Haxhi. Kjo është një ditë e trishtuar dhe në këtë ditë të trishtuar jam këtu me ty nana Hyrë, jo në këmbë të Edit, por në radhë të parë se e di mirë se çfarë do të thotë të jesh prind i një politikani e posaçërisht nëna e një politikani. Në këtë ditë të trishtuar jam këtu me të gjithë familjen tuaj të cilës sot i mungojnë dy burra. E di se çfarë do të thotë të jesh bashkëshortja e një politikani, udhëheqësi, aty ku fryjnë dhe nuk pushojnë erërat e forta. Çka nuk di dot fare në këtë ditë të trishtuar është se çdo të thotë të kesh fëmijën me pushkë në dorë duke luftuar nëpër male”, tha Linda Rama.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente