
Kuvendi voton, zgjidhet kryetari dhe anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH-së
Këtë të hënë në Kuvend është zgjedhur kryetari dhe anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH-së. Fatjon Hoxhalli zgjidhet kryetar me 74 vota, duke mundur në përballje kandidatin Helidon Haliti. Po kështu u miratuan të 10 kandidaturat e tjera për anëtarë të Këshillit Drejtues, ku ranë në sy edhe numri i votave.
Osman Mula mori më shumë vota pro nga të gjithë anëtarët e propozuar, me 84 të tilla dhe vetëm 3 kundër e një abstenim. Rajmonda Bulku dhe Robert Budina më shumë vota kundër, me respektivisht 7 dhe 11, Budina njëkohësisht mori edhe më shumë abstenime me 9 të tilla.
Më pak u votua po Robert Budina me 66 vota si dhe Alket Braho me 55 vota pro, edhe pse në fund u miratuan si anëtarë të Këshillit. Këshilli i mëparshëm u shkarkua po nga Parlamenti bashkë me kryetarin Leka Bungo, pas gjetjeve nga Komisioni i Mediave me shkeljet e shumta të bëra gjatë procedurës për përzgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm të RTSH-së. Pas dëgjesave në Kuvend, Komisioni propozoi edhe kandidaturat për votim, që u zgjodhën ditën e sotme.
Votimi për Këshillin Drejtues të RTSH:
-Enio Civici-77 pro, 7 abstenime, 2 kundër
-Pano Xhixho-82 pro, 5 abstenime, 0 kundër
-Alket Braho-55 pro, 26 abstenime, 6 kundër
-Zamira Kita-77 pro, 8 abstenime, 1 kundër
-Lorenc Vangjeli-72 pro, 6 abstenime, 5 kundër
-Bujar Kapexhiu-75 pro, 4 abstenime, 5 kundër
-Osman Mula-84 pro, 1 abstenim, 3 kundër
-Petrit Beci-76 pro, 5 abstenim, 3 kundër
-Rajmonda Bulku-78 pro, 3 abstenim, 7 kundër
-Robert Budina-66 pro, 9 abstenim, 11 kundër
Votimi për kryetarin e Këshillit të RTSH-së:
-Helidon Haliti-57 kundër, 10 pro
-Fatjon Hoxhalli-74 pro, 6 abstenime, 7 kundër
Burimi