Kryesocialisti, batuta me kandidatët për Tiranën: Kemi një ballist që kur na njohu nuk na u nda më!

Kryesocialisti, batuta me kandidatët për Tiranën: Kemi një ballist që kur na njohu nuk na u nda më!

Kryesocialisti Edi Rama ka zhvilluar paraditen e sotme një takim me kandidatët e Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës.  Në fjalën e tij para kandidatëve për deputetë, Rama se PS u ka dhënë mundësinë të gjithëve që t’i bashkohen. Kryesocialisti përmendi Halit Valterin, për të cilin tha se në fillim erdhi pranë PS për inat, por kur e njohu, nuk iu nda më.
“Nuk ka asnjëherë një skuadër perfekte. Besoj se është e qartë për të gjithë që PS u ka dhënë mundësinë, deri edhe ballistëve, që të shohin nga ne nëse nuk duan të vdesin në kënetë. Kemi një ballist këtu, Halit Valteri, që kur na njohu nuk na u nda më. Vinte afër nesh nga inati i atyre por pak nga pak kuptoi se nuk është çështje inati, por më tepër se kaq. Shansi i tyre i fundit për të dalë nga këneta sepse kur të hyjmë në BE, fjala Ball Kombëtar do të jetë thjesht një episod historik. Shko edhe thuaju të tuve hajdeni këtu se mbetët në kënetë. Hudhër më të mirë në një shtëpi politike sesa të kesh një ballist në fasadë nuk ka”, tha Rama.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente