
Kryeministri ironizon sërish Bashën: Luli ka lindur me këmishë nate! Një njeri që gjumi e do fort
👁691
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish Lulzim Bashën në një takim me kandidatët për deputetë në Elbasan.
Në fjalën e tij, Rama ironizoi Lulzim Bashën, teksa tha se “gjërat evoluojnë, por vetëm Luli nuk evoluon sepse është i përsosur.”
“Kemi në listat tona kandidatë që vijnë direkt nga ana tjetër. Dekanen e Fakultetit Ekonomik të Vlorës, e kemi nga çadra. Rrinte atje, Rama ik, sot është në listën e mbyllur, sepse gjërat evoluojnë. Luli nuk evoluon sepse është i përsosur. I lindur i përsosur. Një njeri që gjumi e do aq shumë sa e mban për vete, është i përsosur. Ka njerëz që lindin me këmishë, Luli lindi me këmishë nate”, tha Rama nga Elbasani.
Burimi