KQZ përcakton vendin ku do të numërohet vota e diasporës

KQZ përcakton vendin ku do të numërohet vota e diasporës

KQZ miratoi projektvendimin “Për rregullat për administrimin, numërimin dhe vlerësimin e votave nga jashtë territorit, dokumentacionin përkatës, si dhe tabelimin e rezultatit të votimit nga jashtë vendit“.
KQZ gjithashtu miratoi edhe aktet e fundit që përcaktojnë si dërgohet dhe si kthehet pas zarfi i votave të diasporës. Emigrantët këshillohen që brenda 3 ditëve pasi marrin fletën e votimit, ta plotësojnë dhe ta kthejnë. Asnjë votë që mbërrin pas orës 19.00 të ditës së zgjedhjeve, nuk do të numërohet.

Sipas KQZ-së, votuesit në asnjë rast nuk duhet të bëjnë shënime mbi zarfet e votës, por vetëm duhet të votojnë në fletë. Po ashtu, nëpër zarfe nuk duhet të futet asgjë tjetër, veç fletës dhe zarfeve mbështjellës sipas shpjegimit.
Komisioni do të parapaguajë postën, kështu që emigrantët nuk do të paguajnë asgjë për këtë proces.
Burimi