Kim Mehmeti: Përderisa prindërit i varrosin të dashurit e vet, qeveria kërkon varr për përgjegjësinë e saj

Kim Mehmeti: Përderisa prindërit i varrosin të dashurit e vet, qeveria kërkon varr për përgjegjësinë e saj

Nga Kim MehmetiEdhe nëse do ishte i vërteta arsyetimi i pushtetmbajtësve se për gjitha të këqijat që i ndodhin Maqedonisë fajtor është qeveria e shkuar, shtrohet pyetja: çka kanë bërë këta sundues që vendin ta shkëpusin nga e shkuara e tij hajdutokrate?!Pastaj, edhe nëse do ishin të sakta pohimet e pushtetmbajtësve të sotëm se qeveritarët e dikurshëm janë ata që kanë dhënë leje të paligjshme për klube nate dhe kazino, shtrohet pyetja e logjikshme se si ishte e mundur që edhe pas katërmbëdhjetë muajve në qeveri, pushtetarët e sotëm të mos i kenë parë këto objekte dhe të mos e kenë dëgjuar muzikën që ushton nga ato?!Pra, nëse do ishte e vërtet se fatkeqësia më e madhe e Maqedonisë është qeveria e shkuar, shtrohet pyetja e logjikshme: çka është ajo që sunduesit e sotëm i bënë më të mirë se ata të djeshmit?!

Dhe kur bëhet fjalë për pushtetarët e sotëm të VMRO-DPMNE’së duhet pranuar se (jo se nuk e testuan atë mundësi nëpër disa portale proqeveritare) ata ia dolën që në rastin e tragjedisë së Koçanit ta kontrollojnë kodin gjenetik të partisë së tyre dhe për këtë tmerr të papërshkrueshëm të mos fajësojnë ndonjë grup ‘terroristë islamo-shqiptare’?!Por sido qoftë, qeveritarët e sotëm shqiptarë duhet të jenë të kujdesshëm sepse kurrë nuk i dihet, ngaqë nëse VMRO-DPMNE’ja e gjen veten ngushtë do e shtojë numrin e shqiptarëve në paraburgim.Pra pushtetarët e sotëm shqiptarë duhet ta dinë se përderisa prindërit që përjetojnë dhembje shkatërrimtare i varrosin më të dashurit e vet, VMRO-DPMNE’ja ësht duke kërkuar varrë për përgjegjësin e saj. Dhe atë varrezë mund ta gjejë në hapësirën e mbushur me grindjet mes partive shqiptare.Siidoqoftë, a sot a kurrë, qytetarët e këtij vendi duhet të dëshmojnë nëse edhe më tej do jenë zgjuar vetëm ditën kur do u ndodh ndonjë tragjedi, si dhe dy tre ditë pas saj, apo se shteti është i tyre dhe se ai ka substancë të mjaftueshme shtetëformuese.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente