Ish-kreu i KQZ, Kume: Kryetarët mbushën listat me besnikët e tyre

Ish-kreu i KQZ, Kume: Kryetarët mbushën listat me besnikët e tyre

Prindërit e kryetarëve të partive, apo pensionistë të panjohur në politikë, janë emra kandidatësh për deputet, që lexon në listat e mbyllura të partive të reja. Ish-drejtuesi i KQZ, Kristaq Kume tregon se kjo lëvizje politike nuk ka pengesa ligjore dhe tërheqja nga mandati bëhet lehtësisht në anën proceduriale.
”Kanë bërë këtë artificë, vërë babain, mamanë, apo e kushërinj, vëllain. Artificë e cila ligjërisht funksionon pa asnjë problem. Që do të thotë subjekti nëse fiton mandate, do t’i marrin ato kandidatët e listës se fiksuar të tyre. Pasi ata marrin mandatin, ata do të japin dorëheqjen. Koha se kushtëzon një gjë të tillë, sepse kandidati do të bëj deklaratën për dorëheqje pranë KQZ. Pra që të mos bëjë betimin në Kuvend. Si rrjedhojë Komisioni Qendror i zgjedhjeve kalon te të tjerët në listë”,-tha Kume në TCH.

Nuk mungon risku i joshjes nga pushteti, pavarësisht meritës ose jo, kur vjen momenti që të afërmit të duhet të japin dorëheqjen. ”Problemi që mund të ndeshen në këtë rast, është se : ç’ndodh nëse një kandidat nuk vepron kështu? Se kjo është dakordësi xhentëlmenësh. Është e njëjta situatë që jemi ndeshur kur opozita dorëzoi mandatet, mandatet e tyre që ishin më parë deputetë i morën anëtarë të listës që sipas asaj që kërkonin partitë nuk duhet ta merrnin. Por ata si dëgjuan. U bënë deputet. Ligji si ndalonte dhe e pamë ç’u realizua. Pra këto parti janë të rrezikuara”.
Listat e mbyllura në argumentin e ruajtjes së bërthamës së partisë janë justifikime të strukturave të partive kryesore në mendimin e Kumes, e për të e vërteta është interesi i kryetarëve që në Parlamentin e ardhshëm shumicën e deputetëve, të kenë të besuarit e tyre.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente