Investimet strategjike, PS kërkon shtyrje të afatit deri në vitin 2026

Investimet strategjike, PS kërkon shtyrje të afatit deri në vitin 2026

Qeveria propozon një tjetër shtyrje të afatit të ligjit për investimet strategjike deri në vitin 2026. Qeveria kërkon t’i japë edhe një shans tjetër bizneseve që duan të marrin statusin e “investitorit strategjik”.
Një nismë e deputetes së PS-së, Pranvera Resulaj synon që afati për ligjin e investimeve strategjike të shtyhet për më 31 dhjetor 2026. Një tjetër propozim është edhe dhënia e statusit investitor strategjik edhe atyre bizneseve që propozojë projekte investimi në sektorë që nuk janë caktuar si strategjikë në ligj.

“Statusin “investitor strategjik” e përfitojnë gjithashtu investitorët apo projektet investuese, për të cilat pavarësisht se nuk janë parashikuar te realizohen ne një nga sektorët e përcaktuar ne pikën 1, te këtij neni, parashikohet qe vlerën totale te kapitalit investues te projektit ta kenë të barabartë ose më e madhe se 50 milionë euro dhe pasi te kenë marre miratimin paraprak te ministrisë së linjës”.

Kjo është nisma e dytë ligjore brenda këtij viti për zgjatjen e afatit të këtij ligji që është miratuar për herë të parë në vitin 2015.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente