Interpol Tirana , ekstradohet nga Holanda, 30-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Interpol Tirana , ekstradohet nga Holanda, 30-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Interpol Tirana njofton përmes një publikimi të bërë ne mediat sociale se:I dyshuar për një sërë veprash penale, ekstradohet nga Holanda, 30-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar.Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë me partnerët për lokalizmin, kapjen dhe ekstradimin shtetasve të shpallur në kërkim, nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Holanda, i shtetasit K. B., 30 vjeç, lindur në Lushnjë.

Shtetasi K. B., ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, ka caktuar masën e sigurisë, “Arrest me burg”, për veprat penale “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, “Sigurimi i kushteve material për të kryer vrasje”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe”Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.Përmbledhja e fakteve:Shtetasi K.B. në bashkëpunim me shtetas të tjerë ka siguruar lëndën shpërthyese që është vendosur në shtëpinë e shtetasit B. T., më datë 31.12.2022, në qytetin e Lushnjës.Si rezultat i bashkëpunimit midis Interpol Tiranës dhe Interpol Haga/Holandë u bë e mundur arrestimi dhe ekstradimi i 30 vjeçarit në Shqipëri.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente