Igli Tare gjithnjë e më larg Milanit, kuqezinjtë janë më pranë Paraticit

Igli Tare gjithnjë e më larg Milanit, kuqezinjtë janë më pranë Paraticit

Sporti E Mërkurë, 12 Mars 2025 11:19
Milani po mendon për ndryshime të mëdha në verë. Drejtuesit janë në kërkim të një drejtori sportiv. Duket se kjo çështje do të vazhdojë edhe në javët në vazhdim, ndërsa zyrtarizimi do të vonohet.
I pari në listë, Andrea Berta, po shkon drejt Arsenalit. “Sportmediaset” raporton se edhe një akord me Igli Taren duket gjithnjë e më e larg. Vendimi për t’i besuar gjetjen e drejtorit të ri sportiv shefit ekzekutiv, Giorgio Furlani e ka zbehur thuajse përfundimisht kandidaturën e ish-drejtuesit të Lacios, duke bërë që i avantazhuar të jetë Fabio Paratici.

Ish-administratori i deleguar i Juventusit, megjithatë, vjen nga një skualifikim për çështjen e plusvalencave dhe kjo shqetëson pjesërisht klubin e drejtuar nga Kardinale, megjithatë drejtuesit mund ta lënë pas këtë shqetësim.
 
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente