Gjergj Luca sjell atmosferë shpëthyese nga Amerika me “Shqipëria po ndryshon…”, drejt Evropës ne po shkojmë

Gjergj Luca sjell atmosferë shpëthyese nga Amerika me “Shqipëria po ndryshon…”, drejt Evropës ne po shkojmë

Vijon turi amerikan i Gjergj Lucës, në përmbushje të një misioni që ai e ka quajtur një akt patriotik.

“Makinën na e dha Elon Musk, lirinë na e dha Donald Trump, këngën na e dha Sali Berisha, koreografinë Albi Nako…”, shkruan Luca në një postim në rrjetet sociale, duke ndarë një video ku ai, i shoqëruar nga Ilir Demaliaj, udhëton rrugëve të New Yorkut me një makinë Tesla, ndërsa në sfond dëgjohet himni elektoral i vitit 2009 i Sali Berishës: “Shqipëria po ndryshon”.Duket se Luca është i bindur se Shqipëria ka ndryshuar dhe madje, me frymën e optimizmit të tij, do të aktualizonte këtë këngë elektorale me një refren të ri: “Drejt Evropës ne po shkojmë”. Jo vetëm aq, edhe misioni i tij duke se është përmbushur, dhe kjo duket mëse e qartë në atmosferën shpërthyese që përcillet në këtë video.Fama e turit njujorkez të Gjergj Lucës ka mbërritur deri në Tiranë, ku pritet që, bashkë me kthimin e tij nga Amerika, të vijnë edhe lajme të mira.
AV
Burimi