FOTO/ Shëtitorja e re e plazhit të vjetër, Rama: Do të marrim 100 metra det

FOTO/ Shëtitorja e re e plazhit të vjetër, Rama: Do të marrim 100 metra det

Zona e Shëtitores së Plazhit të Durrësit ishte ndalesa e radhës e Ramës në vazhdën e inspektimeve që po zhvillon në qytet. Shëtitorja nga Ura e Dajlanit deri tek Godina e Kavalishencës po i nënshtrohet rehabilitimit dhe fytyra e re që do të marrë.
Kjo do t’i japë më shumë vlerë si shtëpive, ashtu dhe hoteleve dhe bizneseve të tjera të zonës. Shëtitorja do të kompletohet me 520 pemë dhe palma të cilat do të mbillen përgjatë gjithë vijës së saj.

”Plazhin do ta zgjerojmë duke marrë det 100 metra. Do të kemi një plazh të jashtëzakonshëm dhe gjithë ajo ngrënia që ju bë plazhit me katrahurën e viteve të lirisë, demokracisë dhe çmendurisë do të mbetet histori. Vetvetiu i gjithë brezi i parë do të fitojë një plazh shumë më të gjerë.
Bashkia do ketë pronën e vetë ku do të krijojë bashkë me Fondin Shqiptar të Zhvillimit dhe me Agjencinë Kombëtare të Investimeve një sistem pikash shërbimi të bukura siç janë në plazhet më prestigjioze të botës. Pika shërbimi dhe pika për fëmijë, të moshuar, në mënyrë që këtu të jetë një shpërthim i jetës turistike siç i takon Durrësit”,-tha Rama.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente