FOTO/ Kinoteatri ”Vaçe Zela”, Rama: Një qendër arti multifunksionale

FOTO/ Kinoteatri ”Vaçe Zela”, Rama: Një qendër arti multifunksionale

Rilindja urbane nuk është ndalur për asnjë moment përgjatë këtyre viteve dhe ndonëse transformimet e qyteteve janë mbresëlënëse, ndërhyrjet rikualifikuese vijojnë përmes projekteve të reja, jo vetëm në rrugë, por edhe në muze dhe objekte monumente kulture.
I tillë është projekti për rivitalizimin e Qendrës së Artit “Vaçe Zela”, në bashkinë Lushnjë, e pozicionuar në lagjen “Kongresi i Lushnjës”, në qendër të qytetit.

Kryeministri Edi Rama e vijoi në këtë qendër, vizitën e tij në Lushnje, së bashku me Zv/kryeministren dhe Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, e cila informoi se janë bërë disa inspektime për të ndjekur ecurinë e punimeve.
Po ashtu vlerësoi punën e bërë për realizimin e projektit dhe këshilloi lidhur me disa elemente artistike plotësuese. Aktualisht janë duke përfunduar gjithë punimet e infrastrukturës, sistemeve, rrjeteve, ujësjellës-kanalizimeve.

 
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente