Fletë votimi gjigande, në Tiranë 539 emra në garë

Fletë votimi gjigande, në Tiranë 539 emra në garë

Në 11 Maj shqiptarët do të votojnë në një fletë të madhe. 11 subjekte elektorale do jenë të renditura në fletën e votimit dhe secili prej tyre do ketë 186 kandidatë sipas qarqeve.
Në krye të saj fleta e votimit ka logon e partisë kryesore, emrin e kreut të koalicionit, si dhe të gjitha partive që përbëjnë koalicionin. Dhe poshtë renditen njëri pas tjetrit të gjithë kandidatët e listës së hapur.

Në qarkun e Tiranës, fleta e votimit pritet të jetë gjigande nga përmasat, pasi në të do të renditen jo pak, por 539 kandidatë në të dyja listat, atë të mbyllur dhe të hapur.
Ky model i fletës së votimit pritet të miratohet në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në orën 16:00 të pasdites.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente