
Flasin të ”përjashtuarit” e Berishës, befason Kryemadhi: Do votoj Metën
Të përjashtuarit e Partisë Demokratike nga listat e hapura ose ata që nuk i përfshinë fare si Dashnor Sula, i shfaqën në Kuvend duke shprehur hapur rezervat e tyre. Jorida Tabaku dhe Dhurata Çupi të lëna jashtë listës së sigurt nga Sali Berisha u shfaqën në Parlament me mesazhin se betejën e tyre nuk do ta lënë në mes, ndonëse nuk e fshehën zhgënjimin.
Edhe pse mori 651 vota në Primaret e Tiranës, Tabaku mbeti në listën e hapur, ndërsa tha se e meritonte një vend në listën e mbyllur. Asgjë nuk ka ma kanë falur në PD, thotë Tabaku, me shpresën se në zgjedhjet e 11 majit do ta fitojë edhe betejën e hapur për Tiranën.
Me këto lëvizje të Berishës, zhbëhet procesi i primareve, duke lënë jashtë listave më të votuarit, si Dash Sula me 550 vota, i pari i primareve në Qarkun e Elbasanit, por tashmë iu bashkua Adriatik Lapajt. I pakënaqur me përjashtimin, Sula tha se Berisha ka shkelur hapur votën e primareve. Për këtë, tradhtarët i sheh te Flamur Noka e Albana Vokshi.
Një thirrje surprizë e pati nga oborri i parlamentit edhe Monika Kryemadhi, e cila ndonëse në proces divorci me Ilir Metën, kërkoi votën për ish bashkëshortin që nga burgu synon të jetë më i votuari i Tiranës nën koalicionin me Berishën.
Burimi