
Festa e Sulltan Nevruzit! Kryegjyshi botëror i bektashinjve uron besimtarët: Lutemi për më shumë paqe dhe mbarësi
👁3136
Haxhi Dede Edmond Ibrahimaj, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, në ditën e Sulltan Nevruzit ka uruar mirësi për të gjithë qytetarët, ndërsa ka bërë thirrje që të lutemi për paqe dhe mirësi.
“Ta duam më shumë njërit tjetrin, Të jemi falënderues ndaj Zotit për të gjitha të mirat. Të ndjejmë njëri-tjetrin sa më afër. Zoti na do të bashkuar. Kjo jetë është dhënë nga Zoti dhe duhet të kujdesemi për të”, tha ai.
Dita e Nevruzit është një festë e shenjtë për komunitetin bektashi dhe, ndërkohë që shumica e botës e feston më 21 mars, në Shqipëri ajo festohet më 22 mars.
Kjo festë është njohur ndërkombëtarisht nga OKB-ja si Dita Ndërkombëtare e Nevruzit.
Burimi