
Erion Veliaj për Amfiteatrin e Liqenit
👁1229
Erion Veliaj poston statusin për Amfiteatrin e Liqenit.
“Para 7 vitesh, pas një pune të jashtëzakonshme që bëmë për të pastruar çibanët pa leje që kishin mbirë në çdo cep të Parkut të Liqenit, i kthyem publikut edhe ikonën e tij, Amfiteatrin Veror.
E gjetëm vërtet në një gjendje të shkretuar, me stolat prej guri të thyer, ku askujt nga vizitorët e liqenit nuk i binte rruga andej. Sot jemi krenarë që i dhamë jetë edhe asaj hapësire, e cila është shndërruar në një oaz arti e kulture, sidomos gjatë verës”- shkruan Veliaj.