
Erion Braçe: Me hir ame pahir do të më keni në Parlament!
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, shprehet se “me hir ose me pahir, do të më keni në Parlament”.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Braçe thekson se beteja e tij është për qytetarët.
“Ju thashë qe do jem në betejë! Betejat duan kohë, ndaj duhet zgjuar herët! Betejat duan thelb, përmbajtje! Dua të jem në Kuvend për të vijuar fort betejën për të moshuarit, të ardhurat e tyre, pensionet e tyre; një betejë nderi, dinjiteti e mirëqenie për ta! Tani do më hidhen në fyt të fortët e rrjetit “aty ishe, përse nuk e bëre”; janë të gjithë ata që nuk e dinë kush je, çfarë ke bërë e si e ke bërë, si ke votuar? Por natyrisht, jam gati t’u dëshmoj te gjithëve se çfarë kam hequr t’u shkul nga mendja ministrave të financës, ekuilibrin buxhetor të numrave ngulur në kokë si frikë por edhe si rehat; nga 2016-ta e këtej për të mbrojtur një bonus të lartë për të moshuarit, kur reforma e pensioneve nuk zgjidhi hallin e madh të të ardhurave të ulëta për të gjithë ata që kishin dalë në pension para reformës; përballë me ministra qe “kujdeseshin” për buxhetin e në fund të vitit linin pa përdorur 40, 50, 60, 100, 430 milionë euro pa përdorur!Do ta bëj këtë betejë në Kuvend, ketë herë pa rregulla, pa pyetur për to; boll kam dëgjuar, pritur, analizuar, reflektuar e fundi ka qenë pa vendim, duke pritur të mendohen e mendohen ministrat! Nuk ka me kohë për ata qe janë me keq sot, por nuk ka më kohë as për ata që janë me mire sot e do jenë në pension nesër! Kjo betejë nis me punëdhënësit e mëdhenj, ata që kanë grumbulluar numrin më të madh të punonjësve, ata që gënjejnë më shume, bëjnë evazionin më të madh e që nuk lënë pensionistët të marrin atë qe u takon; me ta e kush i del për zot është kjo betejë! Për çdo të moshuar, përfshirë dhe prindërit e mi, secilin që merr me pak apo pension 20 mijë lekë! Arsyeja për të qenë deputet nuk ka lidhje me të bërit ministër; po me përfaqësimin e njerëzve!”, shprehet Erion Braçe.
Burimi