
Elisa Spiropali uron festën e Sulltan Novruzit: Dashuria e toleranca përshkoftë jetët tona
👁5773
Sot, në ditën e Sulltan Novruzit, Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, shkoi për një vizitë në Kryegjyshatën Botërore Bektashiane.
Duke i uruar festën Kryegjyshit Botëror, Shenjtërisë së Tij, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, Spiropali u shpreh se “Sulltan Novruzi, kjo ditë e hareshme që shënon fillimin e pranverës dhe rigjallërimin e natyrës, është më tepër sesa një festë e Bektashinjve.
Është një kremtim popullor që sjell gëzim në familjet e të gjithëve, një reflektim që drita, dashuria dhe toleranca të përshkojë jetët tona. Gëzuar!”, tha ajo.
Burimi