Elisa Spiropali uron festën e Sulltan Nevruzit: Dashuria e toleranca përshkoftë jetët tona

Elisa Spiropali uron festën e Sulltan Nevruzit: Dashuria e toleranca përshkoftë jetët tona

Sot, në ditën e Sulltan Nevruzit, Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, shkoi për një vizitë në Kryegjyshatën Botërore Bektashiane.
Duke i uruar festën Kryegjyshit Botëror, Shenjtërisë së Tij, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, Spiropali u shpreh se “Sulltan Nevruzi, kjo ditë e hareshme që shënon fillimin e pranverës dhe rigjallërimin e natyrës, është më tepër sesa një festë e Bektashinjve.

Është një kremtim popullor që sjell gëzim në familjet e të gjithëve, një reflektim që drita, dashuria dhe toleranca të përshkojë jetët tona. Gëzuar!”, tha ajo.
Burimi