Elisa Spiropali: Nuk mund ta lëmë Shqipërinë në duart e atyre që iu sulën njëri-tjetrit me leva në seli

Elisa Spiropali: Nuk mund ta lëmë Shqipërinë në duart e atyre që iu sulën njëri-tjetrit me leva në seli

Kryesocialisti Edi Rama ka mbledhur paraditen e sotme kandidatët e Tiranës për zgjedhjet e 11 majit. Në këtë takim, Elisa Spiropali, një ndër drejtueset e qarkut të Tiranës, ka vlerësuar punën e bërë në mandatin e fundit, ndërsa u shpreh se PS është një parti për ndryshimin e Shqipërisë.
“Në këtë legjislaturë është bërë punë fantastike. Jeni në listën e PS, as të hapur as në të mbyllur sepse kjo nuk ka rëndësi. Kontributi do të vlerësohet nga qytetarët.Jam shumë shpresëplotë për të rinjtë, ata që kanë kontribute por edhe për ata që kanë kuptuar që PS nuk është qëllim, por mjet për të arritur qëllime të larta, për ndryshimin e Shqipërisë.Shpresojmë që brenda dy viteve të ardhshme të përmbyllim procesin e integrimit në BE.

Ne kemi sfidën për t’i dhënë PS-së mandatin e katërt për të çuar Shqipërinë në BE. Nuk mund ta lëmë Shëqipërinë në dorë të tyre që as partinë e tyre nuk e kanë trajtuar me dinjitet por iu sulën njëri-tjetrit me qysqi dhe armë të ftohta në seli”, tha Spiropali.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente