Elbasani i bashkohet misionit të Bashkimit Europian për 100 Qytetet Klimatikisht Neutrale

Elbasani i bashkohet misionit të Bashkimit Europian për 100 Qytetet Klimatikisht Neutrale

Është nënshkruar në Elbasan kontrata e Angazhimeve për Neutralitetin Klimatik 2030 nga aktorë kryesorë, kryebashkiaku Gledian Llatja, ministri i Pushtetit Vendor, Arbjan Mazniku, Misioni i Qyteteve Neutrale ndaj Klimës dhe Qyteteve, Agjencia për Eficensën e Energjisë, Universiteti Aleksandër Xhuvani dhe Prefektura e Elbasanit.
Bashkia Elbasan, nëpërmjet shprehjes se interesit, më 31 janar 2021, Misioni i Qyteteve Neutrale ndaj Klimës dhe Qyteteve të zgjuara shprehu interesin mori pjesë në misionin e Qyteteve Neutrale ndaj Klimës dhe Qyteteve të zgjuara ku Bashkia Elbasan arriti të ishte një nga 100 vendet përfituese të këtij misioni.

Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, në kuadër të misionit për eficencën e energjisë ka ngritur struktura përgjegjëse në Bashkinë Elbasan që merren drejtpërdrejte me identifikimin, zbatimin, vlerësimin dhe monitorimin e prioriteteve me impakt për zhvillimin e qëndrueshëm të mjedisit, eficencës së energjisë dhe ndryshimeve klimatike.Në këtë kuadër të gjithë aktorët e pranishëm u shprehën mbi rëndësinë e uljes së emetimeve në mjedis duke marrë më shumë iniciativa për të arritur në zero emetime në 2030.
“Me marrëveshjen e nënshkruar me ekspertë të nivelit të lartë të BE, syojmë ta arrijmë neutralitetin klimatik për Elbasanin brenda vitit 2030 duke garantuar zhvillim dhe inovacion dhe njëkohësisht duke ruajtur vizionin tonë për një qytet të gjelbër, të pastër dhe të shëndetshëm”, shprehet ministri Mazniku.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente