
Dy të rinj në podcast me ministrin Gonxhja: Angazhimi në politikë, rrugëtim për zhvillimin e vendit
Ministri për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin, Blendi Gonxhja në Podkastin “Ju flet Kombinati”, kishte të ftuar dy të rinj. Kamelisa dhe Inisi, të rinj plot pasion e përkushtim, bashkëbiseduan për rrugëtimin e tyre si aktivistë të kauzave rinore dhe jo vetëm.
Gonxhja i përgëzoi të rinjtë për iniciativën që kanë ndërmarrë, duke u angazhuar edhe në politikë si drejtues të Asamblesë Rinore të PS-së. Teksa u ndal në opinionin e tyre si banorë të zonës së Kombinatit, në atë se çfarë duhet bërë për të përmirësuar më tej jetën e komunitetit aty.
Kamelisa tregoi se është futur në FRESH që në moshën 16 vjeçare me dëshirën për të kontribuar për Kombinatin. ”Ka qenë një pikënisje shumë e mirë dhe është pika ku do të kthehem edhe politikisht edhe si aktiviste”, tha ajo.
Sipas saj, angazhimi rinor është mbështetur nga PS, duke sjellë vëmendjen e publikut tek të rinjtë. ”Ne në Kombinat njihemi shumë mirë me njëri tjetrin dhe kjo bërë që të bashkëpunojmë më shumë mes nesh. Rinia ka humbur besimin tek politika sepse është më e fokusuar tek puna. Të rinjtë po tregojnë një qasje ndryshe tek politika duke kuptuar mundësinë që të jep ku angazhim për të qenë pjesë nismave dhe mbështetjes për vendin”, u shpreh Kamelisa.
Ministri Gonxhja, vuri në dukje se po hartohet ligji për rininë që do t’i japë më shumë frymëmarrje rolit dhe angazhimit të të rinjve në vendimmarrje dhe jetën sociale të vendit. ”Angazhimi në politikë nuk do të thotë të bësh një karrierë administrative, por është rrugëtim që të kontribuosh për zhvillimin e vendit. Angazhimi juaj në këtë organizatë tregon për një përkushtim tuajin në punët me komunitetin duke mos lënë pas dore atë që është kryesorja të jeni studentë shumë të mirë”, tha Gonxhja.
Burimi