Do t’i pranojë rezultatet e zgjedhjeve? Berisha tregon pse Çupi dhe Tabaku u lanë në listat e hapura

Do t’i pranojë rezultatet e zgjedhjeve? Berisha tregon pse Çupi dhe Tabaku u lanë në listat e hapura

Sali Berisha ishte i ftuar në “Kjo Javë”, i pyetur nëse do të pranonte rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, tha se pranon vetëm rezultat të zgjedhjeve të lira e të ndershme. Për Primaret, tha se ishte konsultues me anëtarësinë e PD dhe në përgjithësi preferencat e tyre janë marrë parasysh në përpilimin e listave të kandidatëve për 11 majin.
Berisha u ndal edhe tek Jorida Tabaku dhje Dhurata Çupi, dy emra të cilat shkaktuan zhurmë për shkak të mos përfshirjes në listat e mbyllura të PD, duke sqaruar edhe vendimin e marrë.

“Tabaku është në lisë të hapur sepse 4 vendet gra në listën e Tiranës janë Ex Officio, Jozefina Topalli, Albana Vokshi, zonja Xhixho që caktohet nga PL dhe Mesila Doda që caktohet nga PDIU. Pra nuk futet një më pak e votuar se Tabaku që të vlerësohet si mosvlerësim. Tabaku dhe Çupi janë zonja me kontribute të jashtëzakonshme. I njëjti vlerësim është edhe për zonjën Zhulali. Vendet u zunë nga Ex OFFICIO”, ka sqaruar Berisha.
Burimi