Dita e Verës: Panairi i shkollave, sjell kreativitetin dhe talentet e nxënësve në Kalanë e Elbasanit

Dita e Verës: Panairi i shkollave, sjell kreativitetin dhe talentet e nxënësve në Kalanë e Elbasanit

Atmosfera festive e Ditës së Verës vijon të mbushë qytetin e Elbasanit me aktivitete të shumta. Në rrugën “Egnatia” brenda Kalasë, është çelur Panairi i Shkollave, ku institucionet arsimore të qytetit prezantojnë talentet, projektet dhe kreativitetin e nxënësve.
Në kuadër të kësaj jave plot gjallëri, kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, ishte i pranishëm në aktivitetet e zhvilluara në Kalanë e Elbasanit, duke përshëndetur pjesëmarrësit dhe duke vlerësuar angazhimin e institucioneve arsimore dhe komunitetit në këtë festë tradicionale.

Festimet për Ditën e Verës do të vijojnë me një program të pasur kulturor, artistik dhe argëtues, duke kulmuar më 14 mars, kur mijëra qytetarë dhe vizitorë do të bashkohen në festën më të madhe pranverore të vendit.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente