Dita e Verës, kryebashkiaku Gledian Llatja: Fluks vizitorësh, kemi masa për ruajtjen e rendit dhe sigurisë

Dita e Verës, kryebashkiaku Gledian Llatja: Fluks vizitorësh, kemi masa për ruajtjen e rendit dhe sigurisë

Dita e Verës ka sjellë një fluks vizitorësh në Elbasan, ka thënë kryebashkiaku Gentian Llatja.
Ditën e sotme, Llatja tha se do të organizohen aktivitete të shumta, duke shtuar se do të merren masa për ruajtjen e rendit dhe sigurisë.

“Kemi filluar me një sërë aktivitetesh. Elbasani është bërë gati, është hapur dhe panairi i zejeve. Do ketë koncert festiv. Ditën e nesërmne, Elbasani mirëpret të gjithë miqtë e tij. Në orën 10:00 do të mbahat parada, karnavale, është kthyer në traditë. Do ketë një sërë aktivitetesh. Në qendër do të kemi koncertin festinv. Në lulishten para Bashkisë së Elbasanit do të ketë një panair, panairi i ballokumeve. Sot, pasdite do të jetë edhe Sofra e Elbasanit. Ka pasur një gjallëri të jetës ekonomike gjatë kësaj jave në Elbasan. Hotelet dhe restorantet janë të prenotuara”, theksoi Llatja.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente