
Dënohet ish-anëtari i Gjykatës së Lartë
👁934
Gjykata e Posaçme vendosi të dënojë me 6 muaj burg ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë, Guxim Zenelaj. Ish-gjyqtari i Lartë u shpall fajtor për ”fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë”. Zenelaj nuk rrezikon burgun, pasi në përfundim gjykata ka vendosur pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burg dhe lënien e tij në Shërbim Prove për një periudhë 1-vjeçare.
Burimi