
Deklarimi i të ardhurave, drejtoria e Tatimeve udhëzon qytetarët si veprojnë
Të gjithë individët që kanë të ardhura bruto më shumë se 1.2 milionë lekë në vit janë të detyruar të dorëzojnë deklaratën individuale të vitit 2024 brenda 31 Marsit 2025. Për këtë vendim, i cili hyri në fuqi që nga janari 2025, Administrata Tatimore vë në dispozicion video udhëzuesit, që tregojnë hap pas hapi sesi të veproni.
Në një postim në Facebook të Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ju udhëzon që të verifikoni në kohë reale nëse jeni ose jo subjekt deklarimi për DIVA 2024 duke klikuar: https://shorturl.at/9XLS9
Për informacion më të detajuar rreth shërbimit Tax Test klikoni këtu: https://shorturl.at/IgHza)
Nëse regjistroheni për herë të parë për të plotësuar DIVA 2024 duhet të klikoni: https://shorturl.at/Xq6iT
Ndërsa për të plotësuar DIVA 2024 klikoni: https://shorturl.at/pylwO
Detyrimin për të plotësuar këtë deklaratë do ta kenë edhe ata persona që kanë të ardhura personale jashtë kufijve të Shqipërisë. Këtë deklaratë do ta dorëzojnë edhe të dypunësuarit dhe ata që kanë të ardhurat mbi 50 mijë lekë në muaj për të cilët nuk kanë paguar tatim.
Burimi