Botërori 2026, kombëtarja del në fushë. Broja në stërvitje prej fillimit

Botërori 2026, kombëtarja del në fushë. Broja në stërvitje prej fillimit

Sporti E Hënë, 17 Mars 2025 19:21
Shqipëria nisi këtë të hënë zyrtarisht përgatitjet në fushë për startin e kualifikueseve të Botërorit 2026. Binte në sy prezenca e sulmuesit, Armando Broja i rikthyer nga dëmtimi i rëndë që pësoi me Evertonin në Premier Ligën angleze. Përkrah23-vjeçarit ishin edhe disa prej yjeve të tjerë kuqezi. Nga Asllani e Ismajli, për të vijuar me Ramadanin, Muçin dhe Qazim Laçin.
Nga 26 të grumbulluarit për ndeshjet e para, nën urdhërate Sylvinhos u vendosën vetëm 13 prej tyre, pra vetëm gjysma. Në stërvitjen e parë grupit i’u shtuan disa lojtarë të kampionatit. Të pranishëm janë edhe Bytyçi i Partizanit, por edhe ish-lojtarët e Shpresave kuqezi si Gjumsi i Tiranës, Toma i Teutës dhe Ismaili i Vorës.

Kombëtarja do të debutojë në Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026 në datën 21 mars, përballë Anglisë në Wembley. Më 24 mars, kuqezinjtë do të luajnë në shtëpi përballë Andorrës, që në letër cilësohet si një prej kundërshtarëve më të dobët.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente