Biseda telefonike Trump-Putin, ish-ministri Bumçi: Lufta s’mund të zgjasë pa mbarim dëshpërimisht

Biseda telefonike Trump-Putin, ish-ministri Bumçi: Lufta s’mund të zgjasë pa mbarim dëshpërimisht

Ish-ministri i Jashtëm, Aldo Bumçi komenton bisedën telefonike mes Donald Trump dhe Vladimir Putin, ku u arrit një armëpushim për disa çështje, si mossulmimi i infrastrukturës energjitike. Ai e vlerëson këtë si një lajm të mirë, duke theksuar se vijimi i luftës në Ukrainë nuk është më një zgjidhje, pasi kundër-ofensiva e Ukrainës ka dështuar të arrijë qëllimin dhe territori i pushtuar nuk mund të merret pas kaq shumë kohësh.
”Telefonata mes Trump dhe Putin është lajm tepër i mirë. Vijimi i luftës në Ukrainë nuk është më zgjidhje. Kundër-ofensiva e Ukrainës nuk ia arriti qëllimit. Kievi nuk i merr dot territoret dhe Rusia mund të zgjerohet, por me kosto të madhe.

Kjo është një luftë e lodhshme dhe nuk ka as zgjidhje, sepse askush nuk ka fuqi për të arritur zgjidhjen. Tashmë kemi më shumë se dy vite luftë. Rusia pushtoi Krimenë dhe gjithë bota e premtoi dhe në Perëndim ka pasur parti të majta e të djathta që e pranonin Putinin.
Rusia është me imazh të shkatërruar, por edhe Ukraina ka probleme me faktin që nuk ka ushtri. Edhe Stoltenberg ka thënë se territoret e pushtuara nga Rusia nuk merren dot. Por, nuk duhet të vendoset precedent, që pushtuesi nesër të ketë pretendime në territore të tjera”.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente