Berisha: Zgjodha Shkodrën për të nisur betejën për shembjen e diktaturës së dytë

Berisha: Zgjodha Shkodrën për të nisur betejën për shembjen e diktaturës së dytë

Me tone të ashpra dhe akuza kundër Ramës, e ka hapur Sali Berisha, takimin me mbështetësit e opozitës në qytetin e Shkodrës. Kreu i PD-së tha se përballë opozitës në garën e 11 majit, është një organizatë e tmerrshme kriminale që ka pushtuar Shqipërine për 12 vite.
”Ne jemi në prag të një fushate elektorale që do shënohet në historinë ndoshta fushata më e rëndësishme zgjedhore e 34 viteve të fundit. Sepse në këtë fushatë ne nuk kemi kundër një parti politike, ne kemi kundër një organizatë të tmerrshme kriminale që ka pushtuar Shqipërinë në 12 vite dhe që quhet rilindje.

Ne kemi përballë narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë, tashmë të faktuar me dokumente themelore ndërkombëtare. Prandaj kjo fushatë është në fakt një fushatë çlirimtare për Shqipërinë dhe për Shkodrën. Por mbi të gjitha, kjo fushatë është çlirimtare për Shkodrën, sepse po të shohësh sot këtë qytet të bekuar, ndjen dhimbje, keqardhje të thellë. Edi Rama, që i premtoi Edenin Shkodrën, u solli Brajat, Bajrët dhe Brajoviçët.
Edi Rama i solli qytetit vrasje, shpërthime,atentate, masakra, djem të rinj që vriten, qytetarë ët pafajshëm që vdesin nga plumba qorrë. Shkodra e bukur, Shkodra e kulturës, Shkodra e artit, Shkodra e përjetshëm u shndërrua këto kohë si një qytet sicilian i viteve ’50 sepse Edi Rama u ka dhënë fuqi absolute bandave të narkoshtetit si të vetmen mënyrë që të sundojë Shkodrën e lirë”, tha Berisha.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente