Berisha për Lapajn dhe Alibeajn: Patericë e Ramës, futën familjarë në lista

Berisha për Lapajn dhe Alibeajn: Patericë e Ramës, futën familjarë në lista

Sali Berisha ka kritikuar partitë e reja, duke i quajtur paterica të Ramës dhe komentoi listat e mbyllura të tyre në garën e 11 Majit të cilët vendosën emrat e familjarëve të tyre në listat e mbyllura.
Koalicioni “Nisma Shqipëria bëhet’ me bashkëkryetarë Adriatik Lapaj, Pano Soko e Endri Shabani dhe koalicioni ‘Djathtas për Zhvillim” të Enkelejd Alibeajt e Dashamir Shehit vunë emrat e familjarëve në lista.

”Ishte i frikshëm vendimi i disa partive që quhen të reja gjoja, por që janë paterica të Edi Ramës, kur pashë që futën familjarët e tyre në listat e mbyllura. Nga dy dhe tre familjare në listat e mbyllura.Do bënin atë që bën Edi Rama sot që ndan paratë me baxhanakun, ndan pronat me vëllain, ndan shuma me familjarët e vet. Këto janë origjina e tmerrshme e korrupsionit”,-tha Berisha gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët online.
Burimi