Berisha në Shkodër (video)

Berisha në Shkodër (video)

Sali Berisha ishte sonte në Shkodër ku mori pjesë në prezantimin e kandidatëve për deputet në këtë qark. Ai u prit nga qindra militantë. Në fillim foli drejtuesi politik i PD-së në qarkun e Shkodrës, Luçiano Boçi prezantoi kandidatët që garojnë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Boçi bëri të ditur se misioni që kanë mbi supe kandidatët, është sa i vështirë aq edhe shpresëdhënës për zjarrin e fitores së PD më 11 maj.
“Është koha që Shkodra dhe qytetarët e saj të rishkruajnë historinë e t’i dalin për zot vendit të tyre. Jemi në udhëkryqin e historisë, jemi këtu për të shkruar historinë e për t’i dalë zot fateve të vendit”, tha ai.

Berisha foli me pas duke kërkuar fitore të madhe në qark. Berisha tha se Beci fitoi bashkinë me ndihmën e bandave.
“A nuk ishin autokolonat e blinduara të Bajrëve dhe Bajroviçëve ditën e zgjedhjeve që ushtruan terror mbi qytetin për të vendosur Benet Brajoviçin në bashkinë e Shkodrës? A nuk ishte masakra e Dobraçit masakra më e egër ku qytetarë të pafajshëm humbën jetën pak muaj më parë?
Përgjakja e Shkodrës nuk është i vetmi krim që Edi Rama ka bërë ndaj qytetit. Përgjakja e Shkodrës është vepër e shëmtuar e të gjithë sistemit që ai vendosi në Shqipëri. Por do i them këtu dy fjalë këtij Benet Brajoviçit: Benet, e more me autoblindat e Brajoviçëve mandatin e Bardh Spahiut, por ja ku është sot, ballëlartë, krenar dhe me një dallim” – tha Berisha duke ‘kërkuar dorëheqjen e Becit.
“Dallimi i tij është ky: Benet, Bardh Spahia u qëndroi besnikë qytetarëve të Shkodrës, i qëndroi besnik sojit të tij, të atit të tij, kurse ti Benet turpërove të parë dhe të mbrapmë dhe të garantosh që nuk do gëzosh atë mandat. Ndaj dhe sonte mendo mirë që nesër të japësh dorëheqjen. Se unë, Sali Berisha, do t’i them Shkodrës të gjithë të vërtetat që ti ke në shpirtin tënd të zi. Ti je një Lal Vjedhës, kopja e tij” – tha Berisha.
Ai akuzoi Ramën për diskriminim të veriut.
“12 vite, Shkodra dhe të gjitha qarqet e veriut, kanë pasur investime as sa një qytet i mesëm në zonat e tjera. Kurrë ndonjëherë nuk ka pasur një pushtues të diskriminojë Shkodrën dhe veriun siç e ka diskriminuar Edi Rama. 12 vite, familjet shkodrane janë varfëruar në ekstrem. Shkodra është qyteti më i madh, më i zbrazur i Shqipërisë” – tha Berisha.
 
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente