Berisha në samitin e PPE-së: Narkoshteti, pengesa që Shqipëria të jetë në BE

Berisha në samitin e PPE-së: Narkoshteti, pengesa që Shqipëria të jetë në BE

Sali Berisha në një prononcim për mediat në Podgoricë, gjatë samitit të PPE-së, tha se narkoshteti në Shqipëri është pengesa kryesore e integrimit të Shqipërisë në BE. Ai theksoi se në samit ai ka paraqitur realitetin shqiptar dhe pikëpamjet e PD mbi proceset e integrimit të Shqipërisë dhe rajonit.
“Shqipëria si narkoshteti i parë dhe i vetëm në Europë, është jo tërësisht i njohur si i tillë. Mora komente shumë pozitive nga të pranishmit për diskutimin që pata. Ishte një diskutim i hapur, natyrisht isha i vetmi opozitar në panel, pasi të tjerët përfaqësonin qeveri.

Përfaqësoj opozitën dhe kam pikëpamje të ndryshme për ngadalësinë e procesit të integrimit që është tërësisht nga faktorë lokalë. Nga mosrespektimi i standardeve demokratike, nga penetrimi i thellë i krimit në qeverisje. Në Shqipëri konkretisht narkoshteti, nga përdorimi i terrorit politik për të marrë vota dhe mandate”.
I pyetur se si u prit rikthimi i tij në EPP pas shumë kohësh, Berisha u përgjigj: ”U prit në mënyrë të shkëlqyer. Ky rikthim i llojit të tij është epik, ndaj dhe miqtë e vjetër i takova dhe më përgëzuan. Natyrisht edhe vendosmëria e tyre. Shqipëria nuk është ajo që ishte. Njohuritë për Shqipërinë janë krejt të tjera sot. Rama do t’i ketë kohërat të pamundura të manipulojë, siç ka manipuluar gjer sot opinionet”.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente