
Berisha: Fitorja e 11 majit ka rëndësi historike
Sali Berisha ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, ku ndër të tjera është shprehur se PD do që Shqipëria të jetë vendi i ëndrrave për të rinjtë.
Berisha tha se PD dhe koalicioni opozitar shkon në fushatë me përpjekjen më serioze për një fitore më 11 maj, fitore e cila ka rëndësi historike për Shqipërinë dhe jo vetëm.
“Shqipëria sot ka një regjim narkodiktatorial, në të cilin të gjitha pushtetet janë të përqendruara në një dorë. Në të cilin bëhen përpjekjet më të jashtëzakonshme për të kontrolluar vullnetin e qytetarëve shqiptarë. Në të cilin janë arrestuar njësoj si në Tunizi tre liderët e partive kryesore opozitare.” tha ai
Kreu i PD theksoi rëndësinë historike të fitores më 11 maj dhe përmendi mbështetjen e partnerëve të huaj veçanërisht të partisë suedeze Moderatna, përfshirë edhe kryeministrin e saj.
“Por nga ana tjetër, ne vijmë në këtë fushatë më të vendosur se kurrë për të shpëtuar Shqipërinë, të vetmin vend, nga diktatura e dytë në 33 vite. Sot është një datë e madhe për ne, frymëzuese. Është 22 marsi, është festa e Sulltan Novruzit, çka unë uroj të gjithë bektashinjtë shqiptarë me këtë rast.” përfundoi kreu i opozitës
Burimi