
Beogradi nën ethet e protestës, pezullohet qarkullimi i makinave! Qytetarët mbushin sheshet e kryeqytetit
Ndërsa Serbia po bëhet gati për një nga protestat më masive të organizuar nga studentët mijëra qyetetarë kanë mbushur sheshet kryesore të kryeqytetit.
Sipas mediave protesta e cila do të fillojë në orën 16:00 do të mbahet para Kuvendit të Serbisë.
Mijëra qyetarë kanë mbërritur në Beograd që prej mbrëmjes së djeshme, pas një rruge të gjatë që kanë bërë prej rajoneve të ndryshme të Serbisë.
Studentët, kërkojnë përgjegjësi penale dhe politike për vdekjen e 15 njerëzve nga shembja e një strehe në stacionin hekurudhor të Novi Sadit më 1 nëntor 2024.
Ndërkohë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp një ditë më parë dhe tha se shteti “do të ndërmarrë të gjitha masat” për të siguruar paqe dhe paralajmëroi arrestimin e atyre që shkaktojnë incidente.
Burimi