Basha i kthen batutën Ramës nga Lapraka: Je hutu komplet, 7×7 =313

Basha i kthen batutën Ramës nga Lapraka: Je hutu komplet, 7×7 =313

Prej disa ditësh Rama dhe Basha kanë nisur replikat dhe batutat në rrjetet sociale.
Këtë herë nga Lapraka ku ndodhet së bashku me disa mbështetës, Basha ka postuar një video në rrjetet sociale ku ironizon kryeministrin. Duke iu referuar gafës së tij të disa viteve më parë, kur tha se 7×7 bëjnë 42, këtë herë e përdori për të ironizuar kryesocialistin në lidhje me zyrtarët socialistë që ndodhen në qeli.

“O Rame një ditë me vonesë përgjigjen Rame, me montazhe. Ca bë kshu mo Ramë je hutu komplet! Edhe për cigaret unë të thashë t’ia çosh njënit ti më thu; e kam lënë duhanin. Ishallah s’ke fillu ndonjë gjë më të rëndë o Rame! E di vetë ti 7×7 =313”, shprehet Bashas në dialekt.
Burimi